Video

Shqipëria nyjë e heroinës në Europë, dyfishohet fluksi i kokainës

Në hartën e UNODC, vendi është shënuar me ngjyrën që tregon dyfishim ose më shumë të sasive të kapura krahasuar me vitin 2023.

F.I
Shqipëria nyjë e heroinës në Europë, dyfishohet fluksi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Shqipëria renditet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin ndër vendet kryesore të nisjes ose tranzitit të ngarkesave të heroinës në Europë, sipas rasteve të sekuestrimeve të raportuara për periudhën 2021-2024. Në hartë Shqipëria shfaqet me ngjyrën që identifikon vendet e përmendura si “shtetet kryesore të nisjes, ose tranzitit” për dërgesat e heroinës. Në një tjetër hartë të raportit, Shqipëria shfaqet mes vendeve europiane me rritjen më të fortë të sekuestrimeve të kokainës në vitin 2024. Në hartën e UNODC, vendi është shënuar me ngjyrën që tregon dyfishim ose më shumë të sasive të kapura krahasuar me vitin 2023. Kjo e vendos Shqipërinë në të njëjtën kategori me disa vende të Europës Juglindore dhe Lindore, ku sekuestrimet u rritën ndjeshëm gjatë vitit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB