
TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare profesori i njohur i veterinarisë, Kristaq Bërxholi. Ai lindi më 1 gusht 1948 në Lunxhëri të Gjirokastrës. Me mbarimin e shkollës se mesme në qytetin e gurtë, Bërxholi ndoqi studimet e larta për Mjekësine Veterinare në Institutin e Lartë Bujqësor.
Për shumë vite ai ka punuar pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ku ka qëne dhe drejtues i këtij institucioni. Në vitin 2002, Bërxholi filloi punë si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, si lektor i moduleve të Imunologjisë dhe Virologjisë.
Njëkohësisht ai ka qënë dhe drejtues i Departamentit të Lëndëve Paraklinike. Me humbjen e tij Mjekësisë Veterinare do t’i mungojë një nga figurat më të spikatura shkencore dhe akademike.
/ZËRI