Video

Si nisi zjarri te 'Arlis': Pyeten 5 fëmijët, dorëzohet ekspertiza

Burime nga prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se shërbimi zjarrfikës ka arritur në konkluzionin që shkak i zjarrit janë faktorë të jashtëm.

zh.ll
Si nisi zjarri te 'Arlis': Pyeten 5 fëmijët, dorëzohet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje 5 fëmijët, të cilët nga këqyrja e pamjeve filmike, shfaqen në momentet e para të përhapjes së flakëve të zjarrit tek pallati pranë 'Farmacisë 10'. Pesë të miturit, banorë të kompleksit 'Arlis', shihen duke hedhur mbeturina në një karrocë, e cila konsiderohet si vatra prej nga ku shpërtheu zjarri që dogji pallatin. Të miturit janë pyetur mbi rrethanat e ngjarjes, në prezencë të psikologëve dhe prindërve. Ata kanë deklaruar se veprimet e tyre kanë qenë të paqëllimshme, dhe se nuk e kishin kuptuar rrezikun. Shërbimi zjarrfikës ka përfunduar ekspertizën për zjarrin dhe rezultatet ja ka dorëzuar prokurorisë, që po heton për shkatërrim të pronës nga pakujdesia. Burime nga prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se shërbimi zjarrfikës ka arritur në konkluzionin që shkak i zjarrit janë faktorë të jashtëm. Që do të thotë, se ndryshe nga sa ishte aluduar më parë, shkak nuk është as neglizhenca e shërbimit aty, as shkëndija elektrike dhe as ndonjë bombël gazi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB