Video

S'ka monopatina në rrugë! Qytetarët "sfidojnë" vendimin, nesër në protestë

Në shenjë kundërshtimi, qytetarët e Tiranës kanë njoftuar zhvillimin e një proteste të mërkurën, në orën 10:00, para godinës së Policisë Rrugore.

zh.ll
S'ka monopatina në rrugë! Qytetarët
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Qytetarët nuk e kanë mirëpritur vendimin për ndalim e monopatinëve. Vendimi u bë me dije të dielën e 12 tetorit nga ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, duke njoftuar hyrjen në fuqi që prej të hënës. Policia, e shpërndarë në zonat kyesore të kryeqytetit, nisi aksionin që në orët e para të së hënës duke bllokuar me dhjetra monopatina të qytetarëve të cilët dolën për qarkullim në rrugë. Megjithatë, ka pasur dhe nga ata të cilët nuk i janë bindur urdhërit dhe kanë vijuar të lëvizin me monopatina, teksa janë regjistruar edhe episode të tensionuara me ndjekje nga policia ndaj qytetarëve. Këta të fundit e kanë kundërshtuar urdhrin dhe kërkojnë kthimin pas të monopatinave elektrike që u janë bllokuar. Në shenjë kundërshtimi, qytetarët e Tiranës kanë njoftuar zhvillimin e një proteste të mërkurën, në orën 10:00, para godinës së Policisë Rrugore. Protestuesit kërkojnë anulimin e urdhrit dhe kthimin e monopatëve të sekuestruar. Megjithatë, ende nuk dihet sa do të zgjasë vendimi, deri në në saktësimin e rregullave dhe masave të lejimit të tyre.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB