Video

Skandal në Fier! Arbitri goditet me karrige, policia identifikon tifozin

Gjyqtarit të katërt iu dha menjëherë ndihma e shpejtë dhe fatmirësisht nuk pësoi dëme serioze. 

E.K
Skandal në Fier! Arbitri goditet me karrige, policia identifikon tifozin
Blerim Ziri

FIER- Një incident i rëndë është regjistruar këtë të dielë në stadiumin e Fierit “Loni Pupuçiu” gjatë kohës ku po luhej ndeshja Apolonia-Vora ku arbitri Blerim Zefi është goditur me karrige në kokë nga tifozët e Vorës dhe për pasojë është shembur pa ndjenja në tokë. Gjyqtarit të katërt iu dha menjëherë ndihma e shpejtë dhe fatmirësisht nuk pësoi dëme serioze. 

Ndërkohë siç mund të shihet dhe në pamjet e mësipërme tifozët për një moment, të pakënaqur nga rezultati i ndeshjes tentojnë të thyejnë rrethimin dhe të futen në fushë duke kërcënuar lojtarët dhe ekipin. Ka qenë ndërhyrja e forcave të rendit ajo që ka zbrapsur turmën.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Fierit. Përmes një njoftimi për mediat Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim autorin. Bëhet fjalë për A.Xh, 35 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier po punojnë për kapjen e shtetasit A. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 11.11.2023, rreth orës 16:30, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Apollonia-Vora, ka dëmtuar stolat e stadiumit "Loni Papuciu" dhe me njërin prej tyre, ka goditur gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin B. Z., 44 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitirit, ndërjmjetësit sportiv” dhe "Shkatërrimi i pronës"./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB