Video

SKEDA/ Si u përfshinë punonjësit e rendit në lidhjet me krimin

Ky episod pason një sërë rastesh të tjera ku punonjës policie janë përfshirë në aktivitete kriminale apo janë bërë viktima të tyre.

F.I
SKEDA/ Si u përfshinë punonjësit e rendit në lidhjet me
punonjësit e rendit

TIRANË- Në Shqipëri po shtohen rastet kur efektivë të rendit përfshihen me botën e krimit. Rasti më i fundit është ai i Muçi Shaljanit, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u vra Gilmando Dani, bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit. Ky episod pason një sërë rastesh të tjera ku punonjës policie janë përfshirë në aktivitete kriminale apo janë bërë viktima të tyre. Jeton Lami, ish-efektiv i Operacionales, u arrestua si personi i fundit që që ka parë Ervis Martinaj, ende i zhdukur prej 2020, ndërsa Dedan Gjoni, ish-shef komisariati, u kap në 2023 për lidhje me një grup kriminal që planifikonte vrasje. Në listë përfshihet edhe Altin Morina, ish-efektiv i RENEA-s, i akuzuar për trafik armësh dhe kultivim droge, si dhe Santiago Malko, ish-polic i vrarë. Arsyeja e vrasjes së Malkos u zbuluar nga përgjimet e “SkyECC”. Në bisedën mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, bossi i lojrave të fatit e thoshte hapur se nuk e kishte problem faktin që ish-shoku i tij i ngushtë i kishte vrarë njeriun që kishte të besuar. Boran Bërçana, një tjetër ish-polic, u ekzekutua së bashku me bashkëjetuesen e tij, pas konflikteve të hapura me botën e krimit. Atentati i tij u lidh me dy fiset e njohura në Shkodër Lici-Bajrat. Ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit të 2024 brenda oborrit të banesës. Para se të vritej, Bejtja qëndronte i strehuar në bazat e fshehta të ish-deputetit të PS Arben Ndoka dhe biznesmenit të basteve sportive, Ervis Martinaj. Ervin Dalipaj ish-shefi i Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës dhe shoku i tij Juxhin Dautaj do të ekzekutoheshin në prill të 2017. Ish-shefi i krimit ekonomik së bashku me shokun e tij asakohe ishin në kërkim për rrëmbim dhe vrasje. Në janar të 2019 pranë shkollës "At Zef Pllumi" pranë Selitës në kryeqytet do të ekzekutohet ish-efektivi Arben Bilali. Hetimi u shtri në dyshime për hakmarrje me ‘Xhabatët’ dhe u arrestua Gjergj Cukali. Mervjol Bilo ishte një nga komandot më të përgatitur të Zall-herrit, truprojë i këngëtares Elvana Gjata, i cili ishte bashkë me grupin e Ervin Matajt kur ekzekutoi truprojën e Ervis Martinajt, Fabiol Gaxhën. Në përplasjen me armë mbeti i plagosur edhe vetë Ervis Martinaj. Ngjarja e Rinasit, kërkon një rishikim të praktikave dhe shtimin e filtrave sesi rekrutohen punonjësit e shërbimeve të rendit dhe sigurisë publike.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB