Video

"Ushtari" i Shullazit, kush është Gilmando Dani që u vra në Rinas?

Dani u dënua me 12 vjet burg për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqaj, pronar i ish-hotel "Vollgës" në Durrës, bashkë me pjesëtarë të tjerë të grupit të Shullazit.

zh.ll
"Ushtari" i Shullazit, kush është Gilmando Dani që
Gilmando Dani

TIRANË- Gilmando Dani është 47-vjeçari që ka mbetur i vrarë pasditen e kësaj të marte në Tiranë, pranë rrethrrotullimit të Rinasit. I konsideruar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ai ishte një emër tejet i njohur për drejtësinë. I përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe pre e të paktën dy atentateve në të shkuarën. Dani u dënua me 12 vjet burg për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqaj, pronar i ish-hotel "Vollgës" në Durrës, bashkë me pjesëtarë të tjerë të grupit të Shullazit. Mësohet se Dani ka lënë qelinë në tetor të vitit 2024, pasi kishte kryer tre të katërtën e dënimit. Gilmando Dani, mik i një prej eksponentëve më të lartë të krimit në Tiranë, Emiljano Shullazi, udhëtonte si pasagjer në një mjet luksoz tip "Benz", me një mikun e tij, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Ky nuk është atentati i parë ndaj Gilmando Danit, të paktën nga ngjarjet që janë bërë publike, pasi në Janar 2015 ai është tentuar të vritet në mes të Tiranës. Sot, 10 vite më pas, Gilmando Dani nuk pati fat në atentatin e dytë që u krye në një nga zonat em sigurinë më të lartë në Tiranë, pranë rrethrrotullimit të aeroportit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB