Video

Skënder Hita zgjidhet në krye të Policisë së Shtetit

Gara u hap më 1 mars, ku Hita është vlerësuar mes 14 kandidatëve. Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier.

F.I
Skënder Hita zgjidhet në krye të Policisë së Shtetit
Skënder Hita

TIRANË- Skënder Hita është zgjedhur Drejtor i Policisë së Shtetit. Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Hita do të marrë drejtimin e Policisë pas largimit nga detyra të Ilir Prodës. Gara u hap më 1 mars, ku Hita është vlerësuar mes 14 kandidatëve. Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier. Rrugëtimi i tij në poste drejtuese nisi në qarkun e Shkodrës, ku shërbeu si drejtor i hetimit të krimit. Më pas, ai mori drejtimin e Policisë në Durrës. Në profilin e tij profesional evidentohet gjithashtu fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Skënder Hitajt nuk është përfolur për lidhje me krimin apo me grupe kriminale. Në vitin 2021, Hita kaloi procesin e vetingut në polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi pastërtinë e figurës së tij dhe nuk gjeti probleme as në komponentin e pasurisë, as në aftësitë profesionale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB