Video

SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli

Alda Nikolli u shpreh se Dumani i ka rrëfyer shumë nga krimet që ka bërë, dhe se sipas saj, ai vendoste gjoba edhe nga burgu ku bënte jetë luksoze. Ajo pretendon se pasi janë ndarë, ai e ka kërcënuar dhe ndaj dyshon se tritolin ia ka vendosur ai.

F.m
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli
Alda dhe Xhovana Nikolli

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur një urdhër kontrolli për në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli. Oficerët janë nisur drejt Elbasanit, aty ku motrat Nikolli jetojnë prej vitesh. Ky kontroll vjen nëntë muaj pasi në banesën e tyre u vendos dhe u shpërthye një sasi tritoli, si pasojë e të cilës ndërroi jetë fqinji i tyre Enea Themollari. Nuk dihet se çfarë synon SPAK me këtë kontroll dhe nëse do të ketë një marrjë në pyetje të motrave Nikolli nga prokurorët e posaçëm apo jo.

Pas shpërthimit, Alda Nikolli dha një intervistë në media dhe u shpreh se dyshimet për atentatin i kishin tek i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, me të cilin kishte kontaktuar dhe kishte pasur një histori dashurie, edhe pse ai aktualisht është në burg. Alda Nikolli u shpreh se Dumani i ka rrëfyer shumë nga krimet që ka bërë, dhe se sipas saj, ai vendoste gjoba edhe nga burgu ku bënte jetë luksoze. Ajo pretendon se pasi janë ndarë, ai e ka kërcënuar dhe ndaj dyshon se tritolin ia ka vendosur ai. Ndërkohë, Policia e Elbasanit nuk ka mundur që të vendosë në pranga as autorin e ngjarjes. Ky person thuhet se ka precedentë të mëparshëm penalë. Ai është afruar në vendin e krimit me një biçikletë, ka vendosur lëndën plasëse dhe më pas është larguar me të njëjtin mjet. Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanej (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën. Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal. Ajo që është raportuar gjithashtu është se mes Xhanejt dhe Dumanit ka pasur përplasje fizike në burgun e sigurisë së lartë “313”.

Poll

MOS HUMB