
Pirro Xhixho dhe Ilir Meta
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se Pirro Xhixho, babai i Erisa Xhixhos ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit. Në dosjen e SPAK, të zbardhur dhe nga ZËRI, renditen disa mesazhe që Xhixho shkëmben me dyshen Kryemadhi-Meta. Në momentin që flet me Kryemadhin, sipas SPAK, i drejtohet me Mona, ndërsa Metës si “shef” dhe “i madhi”.
Poll