TIRANË-Një skandal i agjencisë amerikane së surrogracisë 'World Center of Baby' me shërbime në Ukrainë, Gjeorgji, Qipro, Meksikë mbylli falimentimin me një humbje jete të një gruaje tetë muajshe shtatzënë në Shqipëri. Sipas një shkrimi investigativ nga Shteg reklamimet e paketave të surrogacisë të ofruara nga agjencia amerikane të cilat kushtonin mbi 100,000 dollarë, ngrejnë dyshimet për një hallkë lidhëse me Spitalin Amerikan 3. E identifikuar me pseudonimin 'Yana', e cila mbante fëmijën e një burri britanik që synonte të bëhej prind, vdiq në Tiranë, në prill 2026. Shqipëria ishte përcaktuar si vendi ku do të kryhej lindja në kontratën e Yana-s, e cila, kreu kontrolle mjekësore në Spitalin Amerikan 3. Ende nuk është e qartë se çfarë i ndodhi Yana-s, ndërsa certifikata e vdekjes shënon vetëm: “vdekje e papritur”. Raporti zyrtar i autopsisë në Shqipëri është ende në proces. Për vdekjen e Yana-s është regjistruar një kallëzim penal dhe se çështja ndodhet aktualisht në fazën e hetimeve paraprake. World Center of Baby reklamonte shërbimet e saj në vend, duke thënë se mungesa e legjislacionit në Shqipëri ofronte një mundësi për surrogaci për “çiftet e martuara dhe të pamartuara, çiftet homoseksuale dhe burrat beqarë”. ZËRI i është drejtuar Policisë dhe Prokurorisë me një kërkesë informacioni lidhur me rastin e shtetases ukrainase.
/ZËRI