Video

'Synetllik' e humor mes deputetëve të PD

Agron Gjekmarkaj dhe Bujar Leskaj kanë ndjekur linjën e batutave gjithashtu.

F.m
'Synetllik' e humor mes deputetëve të PD
Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Njoftimi i deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho se per dy javë rresht nuk do të ishte i pranishëm në grupin e demokratëve për arsye shëndetësore, ka shkaktuar batuta dhe humor në grupin e "WhatsApp". Shumë urojnë që ta kalojë sa më shpejt situatën e tij shëndetësore, por sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka që është dhe mjek me profesion me humor ka zbuluar se Spaho do të trajtojë perden në sy dhe se është diçka shumë e vogël për të alarmuar grupin. Por nuk është ndalur me kaq. Noka ka nxitur më tej reagimet, duke shtuar se të tjerë janë bërë dhe synet e nuk i kanë njoftuar fare. Agron Gjekmarkaj dhe Bujar Leskaj kanë ndjekur linjën e batutave gjithashtu. Gjekmarkaj shkruan se dhe nëse e dëmton njërin sy do të ketë tjetrin, ndërsa një gabim në synetllëk do të ishte fatal, ndërsa sipas Leskajt, Spaho nuk do të humbasë asgjë me rëndësi me mungesën e tij dy javore.

Poll

MOS HUMB