Video

'Tarzanët'/ Si u fut opozita nga dritarja në Kryesinë e Kuvendit

Nga ajo që u pa sot, Noka ishte më aktivi. Teksa kolegët e tij prisnin para derës, ai u fut nga kangjellat brenda në ambientet e Kryesisë.

k.m.
'Tarzanët'/ Si u fut opozita nga dritarja në Kryesinë e
Pamje nga aksioni i PD

TIRANË- Sot, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka ngjitur kangjella dhe murin e Kryesisë së Kuvendit. Madje dhe kreu i PD-së, Sali Berisha i cilësoi si "Tarzanë" që u ngjitën nëpër mure.

"Sot, për herë të parë në historinë e planetit, grup deputetësh të PD u detyruan të bëjnë Tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure. Kjo skenë është një skenë unike në mediat e botës, kjo skenë po qarkullon sot në katër anët e planetit,"-tha Berisha para mediave.

Megjithatë nga ajo që u pa sot, Noka ishte më aktivi. Teksa kolegët e tij prisnin para derës, ai u fut nga kangjellat brenda në ambientet e Kryesisë. Më pas, doli vetë, për t'u futur më pas nga dritarja. Me vete mori dhe kolegët e tij. Zëri.ai ka përgatitur një video lidhur me akrobacitë e opozitës, që pavarësisht pengesave ia doli që t'ja arrinte qëllimin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB