Video

Tenderat e AKSHI-Ermal Beqiri në SPAK

Ende nuk ka një informacion se për çfarë është thirrur, por më parë ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI.

F.I
Tenderat e AKSHI-Ermal Beqiri në SPAK
ermal beqiri-spak

TIRANË- Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk ka një informacion se për çfarë është thirrur, por më parë ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI. Burime për ZËRI bëjnë me dije se disa javë më parë me urdhër të prokurorit të SPAK, Klodian Braho janë marrë në zyrat e Agjencisë Kombëtare Të Shoqërisë së Informacionit, rreth 8 dokumenta në lidhje me praktikën se si janë fituar tenderat. Kujtojmë se në fillim të muajit gusht oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, i cili rezulton fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

/ZËRI

Poll

MOS HUMB