
Teza
TIRANË- Teza e provimit të gjuhës së huaj për maturantët është publikuar në rrjetet sociale, vetëm 30 minuta pasi ka nisur provimi. 28 mijë maturantë po i nënshtrohen sot provimit të parë, të gjuhës së huaj, ndërkohë rrjedhja e testit në rrjet tregon që maturantët kanë pasur dhe celularë gjatë momentit që kanë qenë në provim. Pas publikimit të tezës ka reaguar dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku thotë se akti i fotografimit të tezave nuk e cënon procesin. Kjo histori është përsëritur çdo vit.
Poll