Video

Tjetër SKANDAL! Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksina sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë.

F.m
Tjetër SKANDAL! Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar
Qumësht

TIRANË- Skandalet në lidhje me sigurinë ushqimore nuk kanë të ndalur! Qytetarët shqiptarë gjatë periudhës kohore 2025, kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë. Ky fakt është pranuar edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), institucion që në një përgjigje për Piranjat pranon se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 26 mostra të marra në periudhën Janar 2024-Prill 2025.

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksina sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut pasi është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

Poll

MOS HUMB