Video

Tokat bujqësore shqiptare në 'duart' e të huajve! Çfarë parashikon projektligji i ri

Ky projektligj është hedhur për konsultim më 14 maj nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizikë dhe juridikë të huaj”. 

zh.ll
Tokat bujqësore shqiptare në 'duart' e të huajve!
foto ilustruese

TIRANË- Një projektligj i ri i cili lidhet me sektorin e bujqësisë pritet të miratohet nga Kuvendi. Bëhet fjalë për një ligj, i cili u lejon shtetasve të huaj të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri. Ky projektligj është hedhur për konsultim më 14 maj nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizikë dhe juridikë të huaj”. Në darfin e hedhur për konsultim thuhet se “personat fizikë dhe juridikë të huaj mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi tokën bujqësore private ose për tokën bujqësore ose për tokën bujqësore e përfshirë në fondin ‘tokë bujqësore shtetërore e disponueshme me një kufizim të parashikuar për 2 ha brenda një bashkie dhe deri 30 ha në shkallë Republike”. Megjithatë blerja e tokës shqiptare nga të huajt do të jetë e mundur 7 vite pasi vendi të jetë anëtarësuar në Bashkimin Europian. Sipas projektligjit, aktiviteti duhet të zhvillohet përmes një shoqërie të regjistruar në Shqipëri, ku i huaji mund të jetë pronar ose bashkëpronar. Gjatë kërkimeve nga ZËRI rezulton se një prej aktiviteteve më të fundit nga shoqëritë e huaja në Shqipëri në sektorin e bujqësisë është Qendra e parë e Ekselencës MASHAV, një shoqëri izraelite, që do të shërbejë për trajnimin e fermerëve dhe nxënësve, si dhe demonstrimin e metodave inovative në kultivimin e produkteve bujqësore.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB