TIRANË- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar dhe gjobitur pesë kompani për ndotjen mjedisore të shkaktuar prej tyre në zonën e Dhërmiut. Mes listës së subjekteve është sërish kompanina “Gjikuria.” Kjo është gjoba e tretë brenda pak muajsh. Më 1 korrik u evidentua se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura të kopmanisë 'Gjikuria' operonte pa Leje Mjedisore të Tipit Bpasi. Po ashtu edhe më 29 maj 'Gjikuria' u ndëshkua me 1 milionë lekë gjobë për hedhjen e dhera dhe inerte në fshatin Dhërmi. Listës së kompanive të ndëshkuara u shtohet edhe Gjoka Konstruksion, Anchor Beton, Eral Construction Company dhe Beton Express 2018. IKMT bën me dije se aktiviteti i kompanive është pezulluar për shkak të mos respektimit të kushteve të përcaktuara në lejen e lëshuar nga autoritetet mjedisore.
/ZËRI