SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg’ për 4 të arrestuarit lidhur me vrasjen e Hysni Ymerit, i cili humbi jetën pas shpërthimit me tritol të vendosur në sahatin e energisë elektrike të pallatit ku banonte. Gert Bushati, i dyshuar në vrasjen e Hysni Ymerit ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit, ndërsa deklaroi se pororsinë ia dhanë Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi.
“Kur kam mësuar se ka vdekur shtetasi Hysni Ymeri jam tmerruar. Nuk kam patur dijeni për vrasje, vetëm për të trembur dikë. Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi më kanë kontaktuar për këtë punë dhe e kam pranuar. Tritolin e kam vënë me datë 27 dhjetor por pa e ditur se bëhej fjalë për vrasje”, ka thënë ai.
/ZËRI