Video

Tritolin në hotelin e Ervin Matës e vendosi Ramazan Rraja

Rraja ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar vendosjen e lëndës eksplozive.

F.m
Tritolin në hotelin e Ervin Matës e vendosi Ramazan Rraja
Ervin Mata dhe Ramazan Rraja

TIRANË- Tritolin në hotelin “Victoria” që është në pronësi të biznesmenit Luan Mata, babait të Ervis Matës, të njohur ndryshe si ‘boli i kokainës’, e ka vendosur Ramazan Rraja, në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn. Ngjarja ndodhi më 30 maj të vitit 2020 dhe sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rraja ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar vendosjen e lëndës eksplozive, në hotel “Victoria”. Nga shpërthimi në fjalë pati vetëm dëme materiale.

Poll

MOS HUMB