TIRANË- SPAK nuk i ka dhënë leje kryebashkiakut Erion Veliaj që të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku dhe do të diskutohet buxheti. Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK nuk ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak, të cilët përmes një letre zyrtare i kërkuan leje për Veliajn që të jetë i pranishëm në mbledhje. Ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkoi zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejonin kryebashkiakun Veliaj që të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të këshillit, e cila do të zhvillohet ditën e premte. Kërkesa, e nënshkruar nga 22 këshilltarë të mazhorancës, argumentonte se prania e kryebashkiakut është e domosdoshme për prezantimin e dokumenteve buxhetore dhe raportimeve të institucionit. Situata u krijua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila anuloi vendimin e qeverisë dhe konfirmoi Veliajn në detyrë.
/ZËRI