Video

U zhduk prej kumarit, rikthehet Indrit Fortuzi

Indrit Fortuzi, u largua në nëntor të vitit 2015 nga Shqipëria, pasi e shoqja e tij u kallëzua për mashtrime, si edhe pasi ish-futbollisti kishte humbur shuma të mëdha parash në lojërat e fatit, dhe kishte shumë para borxh.

Redaksia Zëri
U zhduk prej kumarit, rikthehet Indrit Fortuzi
Indrit Fortuzi

TIRANË- Pas një largimi të beftë në vitin 2015, që u shoqërua me shumë pikëpyetje, dhe me njollën e turpit të mashtrimit dhe borxheve, ish-legjenda e futbollit të Tiranës, Indrit Fortuzi është kthyer në qytetin ku u rrit dhe shpejt u shndërrua në një legjendë. Pas 9 vitesh, ylli i futbollit të Tiranës dhe të kombëtares shqiptare, ka gjetur guximin që të përballet me shumë prej njerëzve që u ndjenë të mashtruar dhe zhvatur prej tij, ndërsa betejën duket se e ka fituar dhe me drejtësinë. E gjitha për shkak të vesit të kumarit që ‘zogu’ siç njihej në fushën e lojës tani thotë që e ka shëruar.

Fortuzi, u largua në nëntor të vitit 2015 nga Shqipëria, pasi e shoqja e tij u kallëzua për mashtrime, si edhe pasi ish-futbollisti kishte humbur shuma të mëdha parash në lojërat e fatit, dhe kishte shumë para borxh.

Lajmi i parë që pas largimit, për Indrit Fortuzin do të jepej në vitin 2018, ku ai raportohej se kishte nisur punë si trajner në Kanada. Ditën e djeshme, Indrit Fortuzi është shfaqur për herë të parë publikisht, duke dhënë një intervistë për gazetarin Endi Tufa. Fortuzi ka pranuar se vendimi për t’u larguar në atë mënyrë nga Shqipëria, mund të ketë qenë i nxituar, por e ka bërë që të ruante imazhin e tij dhe të familjes, ndërsa ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga borxhet. Gjatë intervistës, Fortuzi kërkoi falje për të gjithë njerëzit që mund t’iu ketë sjellë shqetësime, ndërsa foli dhe për miqtë që i ka humbur gjatë rrugës./ZËRI

Poll

MOS HUMB