Video

Uragan goditi qytetin, njerëzit vjedhin në qendrat tregtare

Pas uraganit të fuqishëm Otis, që goditi Meksikën, kanë nisur edhe grabitjet masive nga ana e qytetarëve, kryesisht në markete dhe qendra tregtare.

D.XH
Uragan goditi qytetin, njerëzit vjedhin në qendrat tregtare
Uragani Otis

MEKSIKË- Rreth 17000 ushtarë dhe policë ndodhen në qytetin turistik meksikan të Acapulcos, ku raportohet se ka pasur plaçkitje masive, kur një uragan i fuqishëm goditi rajonin.

Videot tregojnë njerëzit, që marrin ushqim dhe ujë nga dyqanet, ndërsa të tjerët largohen me pajisje të shtrenjta elektronike e rroba nga qendrat tregtare.

39 persona kanë vdekur si pasojë e uraganit Otis. Qindra mijëra njerëz mbeten pa energji elektrike dhe ujë.

Uragani Otis goditi bregun e Paqësorit të mërkurën, me erëra që arritën shpejtësinë 165 mph (266 km/h). Uragani shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Acapulco është ndër zonat më të goditura në Meksikë nga fatkeqësitë natyrore, me 80% të hoteleve të dëmtuara dhe rrugët gjithashtu janë përmbytur.

Përveç 39 të vdekurve, edhe 10 persona janë zhdukur. Rruga kryesore që lidh Acapulcon me pjesën tjetër të vendit është rihapur vetëm tani, duke lejuar furnizime për banorët në qytet./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB