TIRANË- Ushqimet vazhdojnë të zënë një pjesë shumë më të madhe të strukturës së konsumit në Shqipëri sesa në Bashkimin Europian, duke reflektuar diferencat e mëdha në mënyrën se si shpërndahen shpenzimet. Të dhënat më të fundit të Eurostat për peshat e mallrave dhe shërbimeve në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (HICP) tregojnë se në vitin 2026, ushqimet dhe pijet joalkoolike përbëjnë 34.5% të shportës së konsumit në Shqipëri, nga 34.6% një vit më parë. Kjo është më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian, prej 16.3%, dhe e rendit Shqipërinë të dytën mes vendeve europiane dhe vendeve të tjera të përfshira në të dhënat e Eurostat, pas Maqedonisë së Veriut. Pas ushqimeve, kategoria me peshën më të madhe në Shqipëri është ajo e restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit, me 14.5% të totalit. Edhe kjo peshë është më e lartë se mesatarja e BE-së prej 10.7%.
/ZËRI