Video

Vajza vret babanë, fsheh krimin në bashkëpunim me të ëmën

Shenjat në fytin e Anesti Rama, 56 vjeç, bënë që Policia e Fierit të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje dhe jo me ngjarje aksidentale.

F.m
Vajza vret babanë, fsheh krimin në bashkëpunim me të
Emelinda Rama

TIRANË- Një vajzë 26-vjeçare ka mbytur me tel të atin dhe më pas në bashkëpunim me të ëmën kanë mbuluar krimin. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur orët e vona të 23 korrikut në Frashër të Fierit, por policia është njoftuar pasi nënë e bijë kishin kryer ritet mortore. Në deklarimin e parë të saj Emelinda Rama është shprehur përpara efektivëve se i ati ishte rrëzuar në shtëpi aksidentalisht dhe kishte ndërruar jetë. Por shenjat në fytin e Anesti Rama, 56 vjeç, bënë që Policia e Fierit të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje dhe jo me ngjarje aksidentale.

Nga këqyrja e kufomës u konstatua se trupi i pajetë kishte shenja dhune edhe në pjesët intime. Vrasja dyshohet të jetë menduar mirë nga nënë e bijë. E gjitha kjo pasi të dyja e kishin dërguar dy ditë më parë tek kardiologu me qëllim që të justifikonin vdekjen e Anesti Ramës. Pas zbardhjes së krimit, Emelinda Rama e ka pranuar vrasjen dhe ka deklaruar se babai i saj ishte fanatik, nuk e linte të dilte dhe ndaj ishte detyruar të ndërmerrte aktin ekstrem. Nëna e të resë ka mohuar përfshirjen në ngjarje, ndërsa familjarët tregojnë se 56-vjeçari keqtrajtohej nga nënë e bijë prej vitesh, shkonte i dhunuar në punë dhe madje e kishin lënë të jetonte në një dhomë të veçuar jashtë shtëpisë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB