Video

Vëllezërit Kaja dhunojnë biznesmenin Laert Kasaj, shkak hapësira publike!

Në lidhje me ngjarjen Policia ka shpallur në kërkim pronarët e lokalit “Stockholm”, vëllezërit, Ferhat Kaja dhe Oltian Kaja, si autorë të sulmit.

F.I
Vëllezërit Kaja dhunojnë biznesmenin Laert Kasaj, shkak
Laert Kasaj-Ferhat Kaja

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 21 korrikut në ambientet e kompleksit “Delijorgji”, ku është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj. Në lidhje me ngjarjen Policia ka shpallur në kërkim pronarët e lokalit “Stockholm”, vëllezërit, Ferhat Kaja dhe Oltian Kaja, si autorë të sulmit. Dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme. Vetë biznesmeni, Laert Kaja i cili ndodhet në spital, ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij dhe pretendon se shkaku i sulmit ka qenë një postim i shpërndarë nga një portal online, ku përmendej dhe lokali “Stockholm”./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB