Video

Rezultatet/ Tedi Mula merr mandatin e PSD-“digjen” Lapaj dhe daja i Shabanit

Ndarja e mandateve i ka dhënë zgjidhje edhe ngërçit në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, pas përplasjes mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

F.I
Rezultatet/ Tedi Mula merr mandatin e PSD-“digjen” Lapaj dhe daja i
Foto ilustrim

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë sot mandatet për qarkun e Tiranës, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit. Ndarja e mandateve i ka dhënë zgjidhje edhe ngërçit në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, pas përplasjes mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit. Me vendim të KQZ, mandati i 'Nisma Shqipëria Bëhet' për Tiranën i kalon Kleana Xhuvelit. Kjo e fundit është kushërira e Adriatik Lapaj, e cila u shpreh se do të mbajë mandatin deri në momentin që do t’I kthehet sërish Lapajt. Ndërkohë Partia Social Demokrate e Tom Doshit dogji të gjithë listën e mbyllur të Tiranës. Mandati i kaloji të parit nga lista e hapur, Tedi Mula, i cili mori 2500 vota. KQZ shpërndau edhe 19 mandatet për PS-në, 13 për PD-në, 2 për Partinë Mundësia dhe 1 për Lëvizjen Bashkë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB