Video

Ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Ndaj tij rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK dhe që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit të Bajrave të Shkodrës.

F.I

Ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

TIRANË- Denis Bajroviç (Bajri) është personi i radhës që do të ekstradohet sot nga Dubai! Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza” pasi akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit. Ndaj tij rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK dhe që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit të Bajrave të Shkodrës. 37-vjeçari u arrestua në Emiratet e Bashkuara më 27 shkurt 2024. Emri i tij doli në dritë nga përgjimet e zbardhura të aplikacionit "SkyECC", si pjesë e grupit Bajri në Shkodër. Në mesazhet e shkëmbyera mes tyre, kuptohet se autorët e kanë kryer vrasjen për "llogari" të biznesmenit tashmë të zhdukur, Ervis Martinaj. Si shkëmbim, Martinaj do të hiqte qafe Kleant Musabelliun, por fatmirësisht kjo e fundit nuk arriti që të realizohej kurrë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB