
TIRANË- 42.6 për qind e rreth 510 mijë femra në moshë riprodhimi që jetojnë në Shqipëri, nuk kanë bërë fëmijë. Monitor shkruan se sipas të dhënave të Cens 2023, femrat që nuk po lindin deri në moshën 30 vjeç janë më të shumta në numër se ato që lindin. Në grup-moshën 20-29 vjeç dominojnë femrat pa fëmijë. Pas moshës 34 vjeç nisin e dominojnë femrat që kanë kryer lindje. Shtesa natyrore e vendit tonë është tërësisht e varur nga numri i grave në moshë riprodhimi, por ato po pësojnë rënie të shpejtë dhe për më tepër një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk preferojnë të lindin. Në vitin 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore, por ndërkohë numri i grave në moshë riprodhimi është mbi 500 mijë.