Video

Vladimir Putin përballet me 'sozinë' e tij

Gjatë konferencës vjetore për shtyp, Putin u përball edhe me pyetje të "sikletshme".

k.m.
Vladimir Putin përballet me 'sozinë' e tij
Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin u përball me një version të tij të krijuar nga inteligjenca artificiale. Gjatë konferencës vjetore për shtyp, Putin u përball edhe me pyetje të "sikletshme".

“Vladimir Vladimirovich, përshëndetje, unë jam student në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut. Dua të pyes, a është e vërtetë që keni shumë sozi?”- e pyeti versioni i AI duke shkaktuar të qeshura nga publiku. Pyetja shkaktoi një hezitim të rrallë nga Putini, i cili ishte tashmë në orën e katërt të pyetjeve në këtë konferencë shtypi maratonë.

“Unë shoh që ju mund të më ngjani mua dhe të flisni me zërin tim. Vendosa që vetëm një person të më ngjante dhe të fliste me zërin tim, dhe ai do të isha unë. Ky është qëndrimi im i parë lidhur me këtë çështje meqë ra fjala,"-tha Putin. 

Ka pasur spekulime të përsëritura, veçanërisht në mediat perëndimore, se Putin ka një ose më shumë sozi që mbulojnë atë në disa nga daljet e tij publike për shkak të problemeve të supozuara shëndetësore. Kremlini e ka mohuar një gjë të tillë dhe deklaroi se gjendja shëndetësore e presidentit është e shkëlqyer./ZËRI

Poll

MOS HUMB