
TIRANË- Kanë kaluar pesë ditë nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në Vlorë, por përpara drejtësisë nuk ka dalë asnjë person. Policia e Vlorës ka lëshuar urdhërrrest për një person, ka zhvilluar aksione, ka shoqëruar 15 persona që janë marrë në pyetje, por janë liruar më vonë. Ajo që dihet është se automjeti tip “BMW” X3, që ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja rezulton i shitur në Vlorë, nga një qytetar që jeton në Elbasan, i cili është identifikuar dhe pyetur, por rezulton se nuk ka një akt shitjeje për mjetin në fjalë.
Ndërsa, makina e përdorur në vrasjen në Vlorë që më pas u dogj nga autorët e ngjarjes rezulton që të jetë e vjedhur më përpara në Shkodër. Edhe targat e vendosura ishin gjithashtu të vjedhura. Kjo ka bërë që hetuesit të zgjerojnë rrezen e kërkimit në Shkodër ku kanë mbledhur pamje filmike nga kamerat e sigurisë.
Pista kryesore e kësaj ngjarje dyshohet të jetë hasmëritë që ka pasur babai i viktimës si pjesë e bandës së Gaxhait. Sokol Sinomati i njohur si ‘buzëqderri’ ka qenë dhe pjesë e bandës së Gaxhait.