
TIRANË- Një tjetër përplasje në këto zgjedhje parlamentare është shënuar në Milot, ku janë përdorur dhe armë zjarri. Ngjarja kanë ndodhur pranë Qendrës së Votimit në shkollën "28 nëntori" në Fushë Milot.
Dy persona, të identifikuar si Kastriot Preng Përdoda dhe Asti Lleshi, janë konfliktuar më njëri-tjetrin, fillimisht verbalisht. Më pas, kanë dalë nga perimetri i sigurisë së qendrës së votimit dhe kanë vijuar konfliktin mes tyre. Në një moment, Përdoda ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër. Por, Policia e Shtetit bëri me dije se nuk janë gjetur gëzhoja. Sipas bluve të zonës po punohet për kapjen dhe shoqërimin e personave që kanë pasur edhe përplasjen.