Video

Koçiu s'heq dorë: Nuk tërhiqemi nga vendimi për ndalimin e monopatinave

Në një konferencë për shtyp, Koçiu përsëriti sërish se vendimi për ndalimin e monopatinave është i duhuri deri sa të rregullohet infrastruktura për qarkullimin e tyre

zh.ll
Koçiu s'heq dorë: Nuk tërhiqemi nga vendimi për
albana kociu

TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu u është përgjigjur pyetjeve dhe aludimeve të fundit se ndalimi i monopatinave është lënë në harresë. Në një konferencë për shtyp, Koçiu përsëriti sërish se vendimi për ndalimin e monopatinave është i duhuri deri sa të rregullohet infrastruktura për qarkullimin e tyre. Sipas ministres, vlen të theskohet se ky vendim u mor për shkak të shqetësimeve të paraqitura nga qytetarët dhe për sigurinë e tyre. Lidhur me këtë, Koçiu solli në vëmendje raste të shumta të rreziqeve që kanë pësuar kalimtarët, pra jo vetëm përdoruesit e tyre. Vetëm për vitin 2025, ministrja thekoi se në spitalin e Traumës janë paraqitur 990 raste. Më 12 tetor 2025, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit njoftuan ndalimin e përkohshëm të përdorimit të monopatinave elektrike, për shkak të rrezikut që mbartin deri në marrjen e masave të duhura.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB