TIRANË- Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65% janë për arsye pune dhe rreth 15% për bashkim familjar. Në raport me 2024 numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi u rrit rreth 4,800 banorë. Shtetasit nga Kosova mbjnë vendin e parë me 6,076 banorë, ndërsa të dytët janë ata nga Italia që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Në rritje e ndjeshme në 2025-n është shënuar dhe nga shtetasit nga India dhe Filipinet e Egjipti, që janë ngjitur përkatësisht në vend të tretë, të katërt e të pestë.
/ZËRI