Video

Si Daniel Shima e bëri nënën rrobaqepëse në një biznesmene me prona miliona euro!

Deri në atë kohë, Shima kishte vepruar në hije, duke “noterizuar” gjithçka që i jepte për të firmosur drejtoresha Mirlinda Karçanaj.

zh.ll
Si Daniel Shima e bëri nënën rrobaqepëse në një
daniel shima

TIRANË- Në muajin gusht të vitit 2025, një denoncim i pazakontë mbërriti në Policinë e Tiranës, për “zhdukjen” e Daniel Shimës, ish-nëndrejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Deri në atë kohë, Shima kishte vepruar në hije, duke “noterizuar” gjithçka që i jepte për të firmosur drejtoresha Mirlinda Karçanaj. Madje, edhe në dëshminë para hetuesve, ish-nëndrejtori do të deklaronte se “tenderat i bënte me porosi të Mirlindës”. Paratë e tenderave "pastroheshin" në një kompani, ku aksionere me 100 % të aksioneve bëhet Merita Shima, nëna rrobaqepëse e Daniel Shimës. Më pas, 55-vjeçarja fillon transaksione për të blerë prona në Tiranë dhe në bregdet, 9 apartamente e 14 poste parkimi, me vlerë 900 mijë euro. Dyshimet janë se paratë nga tenderat e AKSHI-t janë kanalizuar në këtë firmë. Daniel Shima ka pasur informacione se veprimtaria e tij dhe e nënës rrobaqepëse po hetohej. Në fund të vitit 2022, ai ka “urdhëruar” nënën e tij, Meritën, që t’ia kthejë aksionet të njëjtit person që ia bleu. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews rezulton se ky transaksion apo kalimi i aksioneve është bërë në të njëjtën kohë që Prokuroria e Posaçme kishte nisur një hetim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB