Video

“Jam mbyllur në një kafaz”! Shtyhet seanca paraprake për Veliajn

Në fjalën e tij të gjatë para gjyqtarëve, Veliaj u shpreh se mbajtja e tij në kafaz, e vështirëson mbrojtjen e tij, pasi e ka të pamundur komunikimin privat me avokatët. 

zh.ll
“Jam mbyllur në një kafaz”! Shtyhet seanca paraprake
Erion Veliaj

TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka lënë për herë të dytë qelinë e paraburgimit të Durrësit, pasi ishte i pranishëm në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake, ku pritej të vendosej nëse dosja e tij do të kalonte apo jo për gjykim. Gjatë fjalës së tij në sallën e gjyqit, Veliaj ka deklaruar se i janë shkelur të drejtat, dhe nuk i është dhënë akses për të lexuar dosjen e tij.  Për këtë shkak, trupa e Gjykatës së Posaçme ka vendosur që të shtyjë për në datën 5 Dhjetor seancën e radhës, në mënyrë që Veliajt t’i jepej kohë që të njihej me dosjen. Sipas asaj që vetë Veliaj ka deklaruar në sallën e gjyqit, dosja hetimore ndaj tij ka një volum prej 60 mijë faqesh, dhe në këto 3 ditë duket e pamundur që të aksesohet e gjitha. Në fjalën e tij të gjatë para gjyqtarëve, Veliaj u shpreh se mbajtja e tij në kafaz, e vështirëson mbrojtjen e tij, pasi e ka të pamundur komunikimin privat me avokatët. Më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi që Veliaj të vazhdojë të ushrojë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, duke rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB