Video

Zbardhet vrasja e biznesmenit në Elbasan, identifikohen autorët

Në muajin Qershor të këtij viti, Aranit iu sekuestruan 14 pasuri, për shkak se dyshohet se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.

zh.ll
Zbardhet vrasja e biznesmenit në Elbasan, identifikohen autorët
Mondi Mëhalla, Marselo Arani dhe Xhino Ago

TIRANË- Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar, Edmond Mëhalla, ku ka shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të vrasjes Armando Kolën dhe Marselo Aranin. Ky i fundit, ishte nën masën e arrestit të shtëpisë për akuzën e pastrimit të parave dhe ka qenë një emër i njohur për autoritetet shqiptare. Në muajin Qershor të këtij viti, Aranit iu sekuestruan 14 pasuri, për shkak se dyshohet se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale. Ndërkohë, në kuadër të këtyre hetimeve në pranga ka rënë edhe roja i karburantit ku ndodhi ngjarja, Kujtim Pisha, i cili akuzohet se nuk ka treguar për atentatin, si dhe Xhino Ago, ish-ortaku i biznesmenit të ndjerë, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mëhallës. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua shtetasit Marselo Arani. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë që në njoftimin e policisë nuk thuhet ende shkaku që ka çuar në vrasjen e biznesmenit, dhe nëse dy autorët e kanë kryer krimin kundrejt pagesës, apo kanë pasur konflikte personale me viktimën.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB