Video

Vrau babanë në Durrës: Nuk më linte të haja!

Gjatë dëshmisë së tij përpara grupit hetimor 25-vjeçari ka deklaruar se babai nuk e linte të hante bukë i qetë.

F.I
Vrau babanë në Durrës: Nuk më linte të haja!
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja brenda familjes që ndodhi mesditën e djeshme në Shkallnur të Durrësit, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babain e tij, Pjetër Kodheli. Gjatë dëshmisë së tij përpara grupit hetimor 25-vjeçari ka deklaruar: “Ishim duke ngrenë buke dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja buke i qetë. Po nuk e mbaj mend pse ndodhi por kemi patur grindje te vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia para 6 muajsh. Kam jetuar në France jam me pasaportë franceze. Atje kam ndenjur rreth 6 vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi ku kam punuar 6 muaj. Nga Greqia kam ardhur në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi patur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi mora thikën e qëllova”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB