
TIRANË- Inteligjenca artificiale ka trazuar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Ngjashmëria mes kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj dhe shefit të fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita është bërë shkak për të krijuar një video që kishte për qëllim orientimin e votuesve drejt Partisë Socialiste.
Në pamje duket Sinaj, ndërsa zëri është i LaCivitas, i cili dëgjohet të thotë se ka ardhur në Shqipëri i paguar nga kryedemokrati Sali Berisha dhe Fatmir Mediu, por ka gjetur një vend të zhvilluar dhe për rrjedhojë shton se në këto kushte, ai vetë do të votonte kryeministrin Edi Rama. Kjo video ka sjellë konfuzion në rrjet, ndaj dhe drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka bërë një reagim zyrtar duke sqaruar se videoja është e fabrikuar nga kryeministri Edi Rama.