Video

ZBARDHET atentati: Beqir Devolli u vra për pazare të drogës

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje 18 persona, ndërsa dy janë arrestuar.

zh.ll
ZBARDHET atentati: Beqir Devolli u vra për pazare të drogës
beqir devolli

TIRANË- Policia ka zbardhur atentatin me tritol të ndodhur më 10 tetor në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli dhe mbeti i plagosur Erigels Mela. Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje 18 persona, ndërsa dy janë arrestuar. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Altin Merizaj nga një deklaratë për shtyp njoftoi se në pranga kanë rënë Behar Zyberi nga Fieri dhe Shpëtim Malasi nga Patosi. Ndërkohë, Gentjan Zhupa dhe Kliton Omeri janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë larguar jashtë vendit pas ngjarjes. Sipas kreut të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nga hetimet dyshohet se këta persona kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e Beqir Devollit, me qëllim vrasjen e tij. Nga të dhënat e administruara, shkak i atentatit dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës në vendet europiane. Ndërkohë, gjatë operacionit janë sekuestruar një motomjet pa targa, që dyshohet se është përdorur për vendosjen e lëndës plasëse, dy automjete, tre telefona celularë dhe shuma parash të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB