Video

Zbardhet vendimi i Apelit, pse Veliaj duhet të qëndrojë në burg

Apeli i Posaçëm, nuk e ka pranuar as "ofertën" e Veliajt për lirim në këmbim të garancisë pasurore, për shkak se për togat e zeza ekziston edhe rreziku i ikjes nga vendi, apo i kryerjes së veprave të tjera penale nga ato për të cilat ai po procedohet.

F.m
Zbardhet vendimi i Apelit, pse Veliaj duhet të qëndrojë në
Erion Veliaj

TIRANË- Gjyqtari Engert Pëllumbi në vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar se duke qenë kryebashkiak i bashkisë më të madhe të vendit, Erion Veliaj nuk mund të lihet i lirë për shkak se me pushtetin që i ka dhënë posti, mund të ndikojë të dëshmitarët e çështjes apo në prova. Kështu, sipas tij, mund të minojë hetimin. Por jo vetëm kaq! Apeli i Posaçëm, nuk e ka pranuar as "ofertën" e Veliajt për lirim në këmbim të garancisë pasurore, për shkak se për togat e zeza ekziston edhe rreziku i ikjes nga vendi, apo i kryerjes së veprave të tjera penale nga ato për të cilat ai po procedohet.

Sipas Apelit, fakti që Veliaj është kryefamiljar apo babai i një fëmijë të mitur nuk e zvogëlon rrezikun e largimit të tij nga vendi. Gjykata ka vlerësuar gjithashtu edhe sjelljen e Veliajt gjatë kohës që ndodhej në paraburgim, ku ai ka realizuar telefonata nga brenda institucionit, veprim që SPAK e ka interpretuar si tentativë për të ndërhyrë te provat. Ndër të tjera përmendet edhe shqetësimi se një funksionar i lartë mund të ketë mjete të jashtëzakonshme për të minuar procesin e gjykimit, pasi mund të përdorë autoritetin ndaj vartësve, të mobilizojë kontakte politike apo ekonomike për të ikur ose për të shkatërruar prova. Po ashtu, shtohet se edhe besimi i qytetarëve te institucionet është një tjetër argument që mund të justifikojë paraburgimin e zyrtarëve të lartë, duke theksuar se një zyrtar me pozitë të lartë, në parim mund të ketë më pak rrezik arratisjeje, për shkak të lidhjeve familjare e profesionale në vend, por nga ana tjetër ai mund të paraqesë më shumë rrezik për hetimin për shkak të pushtetit dhe ndikimit që disponon. Gjithashtu në vendimin e zbardhur thuhet se, fakti që Erion Veliaj ka dërguar mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilëve iu kërkon hapur të ndalojnë thirrjen e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa për të dhënë deklarime të tjera në Prokurorinë e Posaçme.

Poll

MOS HUMB