TIRANË- 36-vjeçari Armando Ndreu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Spanjë me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Sipas njoftimit të Policisë, Ndreu akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Dyshohet se në vitin 2022, 36-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit, furrë buke, në pronësi të shtetasit Sadet Sala. Mes Ndreut dhe pronarit të biznesit, dyshohet se kishte pasur një konflikt të mëparshëm, ndërsa pas ngjarjes 36-vjeçari u arratis dhe u shpall në kërkim.
Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The ëanted”.
Arrestohet në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Si rezultat i marrjes së informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit në kohë të tij me Interpol Madridin, u finalizua një tjetër fazë e operacionit të koduar “The ëanted”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua provizorisht në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi A. N., 36 vjeç, lindur në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
36-vjeçari akuzohet se në muajin mars 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit në pronësi të shtetasit S. S., në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 36-vjeçarit në Shqipëri.