Aktualitet

Iu hoq licensa pas zvarritjes së qytetarit në Zvërnec/ “Myrto Security”, fiton tenderin 2 mln euro të OSSH

OSSH njoftoi lidhjen e kontratës me bashkimin e operatorëve “Juer Security” dhe “Myrto Security”, me objekt “Shërbim sigurie per ruajtjen fizike të ndërtesave, aseteve, njerëzve dhe pronave te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes sh.a./ Drejtoria Rajonale Elbasan dhe Furnizuesit te Sherbimit Universal sh.a, Elbasan”.

F.I

Iu hoq licensa pas zvarritjes së qytetarit në Zvërnec/

TIRANË- “Myrto Security”, të cilës iu hoq licensa pas episodeve të rënda në Zvërnec, në maj të vitit 2026, ku një qytetar u tërhoq zvarrë, kompania e sigurisë private është pjesë e një bashkimi fitues në një tender me fond rreth 2 milionë euro, të zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Operatorit (OSSH) të Sistemit të Shpërndarjes, në Elbasan. 

OSSH njoftoi lidhjen e kontratës me bashkimin e operatorëve “Juer Security” dhe “Myrto Security”, me objekt “Shërbim sigurie per ruajtjen fizike të ndërtesave, aseteve, njerëzve dhe pronave te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes sh.a./ Drejtoria Rajonale Elbasan dhe Furnizuesit te Sherbimit Universal sh.a, Elbasan”.

Iu hoq licensa pas zvarritjes së qytetarit në Zvërnec/

Procedura tenderuese u shpall në gusht të këtij viti dhe fondi limit ishte parashikuar 184.735.036 lekë të reja ose 1.99 milionë euro, sipas kursit të këmbimit të momentit.

Në dokumentat e tenderit ishte parashikuar se një ndër kriteret kryesore për kualifikim ishte pajisja e kompanive të interesuara me licensën e tipit 1.3 A. Kjo licensë është edhe baza e aktivitetit të shoqërive private të sigurimit. Mbi bazën e këtij dokumenti, Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike marrin lejen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për të kryer shërbimin e “sigurisë për ruajtjen e pronave, institucioneve, ngjarjeve ose individëve”. 

Si hyri në garë kompania “Myrto Security”

Në 30 maj 2026, një grup qytetarësh nga Vlora bënë një protestë, në të cilën kundërshtonin shkatërrimin e zonës së Zvërnecit, por përballë tyre gjendeshin forcat e sigurisë private “Major Security” dhe “Myrto Security”, të cilat ishin kontraktuar nga sipërmarrësi i punimeve. Protesta qytetare u përball me forcët e punonjësve të sigurisë private.  Episodet e dhunës nxitën reagimin e Policisë së Shtetit, e cila një ditë më pas njoftoi heqjen e licensës për dy kompanitë e sigurisë private, të përfshira në përplasje me qytetarët në Vlorë.

“Në përfundim të hetimeve administrative, për shkeljet e konstatuara në të dy subjektet, ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, referuar ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të dy subjekteve iu hoq licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti”, thuhej në një njoftim zyrtar të datës 1 qershor 2026.

“Myrto Security” e kundërshtoi vendimin e heqjes së licensës në rrugë gjyqësore dhe siguroi një masë sigurimi padie, duke pezulluar heqjen e lejes dhe duke garuar lirisht në gusht 2026.  Burime nga Ministria e Infrastrukturës, e cila ka në varësi Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, thanë për “Boldnews.al” se subjekti “Myrto Security” e ka ende aktive licensën “1.3 A”, pasi ka arritur të marrë një vendim ‘sigurim padie” në Gjykatën Administrative.

Sot, e njëjta kompani që dështoi të zbatonte rregullat elementare të sigurisë dhe që u bë protagoniste e një prej ngjarjeve më makabre të dhunës, merr përsipër ruajtjen e aseteve strategjike shtetërore në Elbasan.

MOS HUMB