Aktualitet

1 mijë euro rryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ Apeli i GJKKO-së lë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla

Ai akuzohet për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorim detyre", të kryera në bashkëpunim.

zh.ll
1 mijë euro rryshfet për të mos hequr tendën e një
kladi zhilla

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Klajdi Zhillë, një nga zyrytartë e IMT-së të akuzuar për çështjen e aferës korruptive në Kombinat, më 27 gusht. Zilla kishte bërë ankimim në shkallën e dytë, por kërkesa e tij u rrëzua këtë të martë, duke mbetur në fuqi vendimi i shkallës së parë të GJKKO-së. Ai akuzohet për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorim detyre", të kryera në bashkëpunim. Punonjësi i IMT së Tiranës ishte shpallur në kërkim, pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali. Ai u vetëdorëzua në polici më 30 gusht, ndërkohë që lidhur me çështjen në pranga ranë edhe dy të tjerë.

Njoftimi i plotë:

1-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 67 akti, datë 22.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim K.Zh., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 89, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” dhe vendosi:

- Miratimin e Vendimit nr. 89, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, me datë 30.09.2025.

2-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 69 akti, datë 23.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim G.F., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 88, datë 30.08.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” dhe vendosi:

Miratimin e Vendimit nr. 88, datë 30.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, me datë 30.09.2025.

Zhilla ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të zhvilluar më 27 gusht, ku në pranga u vendosën, inspektori Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, të akuzuar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre“.

Ai rezulton i përfshirë në një rast ryshfeti në Tiranë, ku konkretisht i kanë kërkuar pronarit 1 mijë euro ryshfet për të mos prishur tendën. Paratë iu dorëzuan Klajdi Zhillës, ndërsa 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit./ZËRI

Poll

MOS HUMB