Qytetërim

113-vjetori i Pavarësisë, UEFA uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën Kombëtare, kombi i apasionuar pas futbollit…

Institucioni i futbollit europian, UEFA, ka dërguar urimin e saj përmes rrjeteve sociale. UEFA e uron Shqipërine duke e cilësuar një komb të apasionuar pas futbollit. 

zh.ll
113-vjetori i Pavarësisë, UEFA uron Shqipërinë: Gëzuar
foto e publikuar nga uefa

TIRANË- Shqipëria kremton sot 113-vjetorin e Pavarësisë. Urimet nuk kanë munguar nga politika shqiptare dhe figura politike nga e gjithë bota, por jo vetëm. Institucioni i futbollit europian, UEFA, ka dërguar urimin e saj përmes rrjeteve sociale. UEFA e uron Shqipërine duke e cilësuar një komb të apasionuar pas futbollit. 

“Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri! Një komb i apasionuar pas futbollit, ju organizuat një U17EURO 2025 të paharrueshëm. Tani që po përgatitet të bashkëorganizojë U21EURO 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë përsëri në skenën evropiane”, thuhet në urimin e UEFA-s./ZËRI

Poll

MOS HUMB