GJIROKASTËR- Nëna e 12-vjeçares, e cila dyshohet se u abuzua seksualisht nga Kelmend Krusta në Gjirokastër, ka reaguar për herë të parë mbi ngjarjen.
Në një reagim për Top Neës, ajo mohon se partneri i saj e ka ngacmuar apo abuzuar të bijën, duke i dalë në mbrojtje Krustës. Ajo shton se me të nuk ka patur asnjëherë probleme dhe se nuk kishte dijeni për denoncimin që ka bërë e bija.
“Unë jetoja me Kelmendin, nuk kemi patur probleme asnjëherë. Policia ka ardhur na ka kontrolluar shtëpinë dhe pastaj na ka shoqëruar. Unë nuk kam bërë denoncim sepse ai nuk i ka bërë asgjë vajzës. Janë të gjitha gënjeshtra. Nuk kam as dyshime mbi këtë gjë. Denoncimin e ka bërë vajza për ngacmim seksual, jo për përdhunim.”- tha ajo.
Ndërkohë që Kelmend Krusa dyshohet se është i përfshirë dhe në vrasjen e babait të 12-vjeçares, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Dibër.
E ëma e vajzës së mitur, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, u largua në drejtim të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar pikërisht me Kelmend Krusën, ndërsa me vete mori dhe fëmijët e saj. Kelmend Krusa rezulton që të jetë dhe kushëri me viktimat raporton ZËRI, ç'ka e bën edhe më tronditëse historinë, që përfshin vrasje, abuzim seksual, dhe lidhjet e afërta familjare.
Ngjarja u zbulua në dhjetor të 2018-ës, ku trupi i pajetë i 31-vjeçarit Artur Lleshi, u gjet i vrarë me armë zjarri në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, 9 muaj pasi ishte zhdukur pa lënë gjurmë.



