Aktualitet

14 të arrestuar pas kaosit te Kryeministria, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Lironi shqipet!

Disa qytetarë janë vendosur para Komisariatit duke thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar

F.I
14 të arrestuar pas kaosit te Kryeministria, protestuesit mblidhen para
pamje nga protesta para Komisariatit

TIRANË-Protestuesit janë rikthyer mëngjesin e sotëm para Komisariati nr. 3, ku ndodhen 14 të arrestuarit pas tensioneve të shkaktuara mbrëmjen e djeshme 1 shtator, gjatë protestës para Kryeministrisë. Disa qytetarë janë vendosur para Komisariatit duke thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar, duke brohoritur: Lironi shqipet!

Në pranga janë vendosur 14 protestues: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.

Prania e kryeministrit Edi Rama në zyrë ndryshoi intinerarin e protestuesve të cilët ndryshe nga herët e tjera nuk marshuan në rrugët e Tiranës, por u vendosën prej më shumë se 1 ore para Kryeministrisë. Gjithçka nisi pasi qytetarët tentuan të hyjnë në Kryeministri, ndërsa forca të shumta Policie krijuan një kordon përpara godinës së qeverisë. Situata përshkallëzoi në përplasje fizike, ku protestuesit u shtynë me efektivët, ndërsa ndërhynë edhe autobotët me ujë për shpërndarejen e tyre. 

Poll

MOS HUMB