Aktualitet

'iPhone poshtë jastëkut e të fshehur në dushe'- Kontrolle në burgun e Shkodrës, Peqinit e Durrësit: Sekuestrohen 6 celularë

Ndërkohë në ambientet e dusheve të burgut të Peqinit, janë gjetur dhe sekuestruar 2 aparate celularë, konkretisht: 1 celular “Samsung” ngjyrë e bardhë dhe 1 celular “Redmi” ngjyrë e zezë.

F.I
'iPhone poshtë jastëkut e të fshehur në dushe'-
telefonat e sekustruar

TIRANË-Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në burgun e Durrësit, Shkodrës e Peqinit. Nga kontrollet në qelitë e të burgosurëve u sekuestruan në totatl 6 telefona dhe 2 USB. 

Konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se në një nga qelitë e paraburgimit në Durrës është gjetur dhe sekuestruar një aparat celular i llojit iPhone, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të një të paraburgosuri. I paraburgosurit E. C., ka pranuar se aparati celular është në pronësi të tij. Po në godinën “A” gjatë kontrollit janë gjetur dy USB, për të cilat janë kryer procedurat përkatëse të sekuestrimit dhe administrimit si sende të ndaluara.

'iPhone poshtë jastëkut e të fshehur në dushe'-

'iPhone poshtë jastëkut e të fshehur në dushe'-

Ndërkohë në ambientet e dusheve të burgut të Peqinit, janë gjetur dhe sekuestruar 2 aparate celularë, konkretisht: 1 celular “Samsung” ngjyrë e bardhë dhe 1 celular “Redmi” ngjyrë e zezë.

'iPhone poshtë jastëkut e të fshehur në dushe'-

Në burgun e Shkodrës është sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”, së bashku me karikuesin, të cilët u gjatën gjatë kontrollit fizik të të paraburgosurit G.Z. Gjithashtu, në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe 2 aparate celularë të tjerë të tipit “iPhone”. 

'iPhone poshtë jastëkut e të fshehur në dushe'-

Poll

MOS HUMB