Aktualitet

Dosja “Veliaj”/ Ish-deputetja Klotilda Bushka 2 orë në SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-deputetja ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024.

F.I
Dosja “Veliaj”/ Ish-deputetja Klotilda Bushka 2 orë në
Klotilda Bushka

TIRANË-Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Pas rreth dy orë në ambientet e SPAK, në dalje ish-deputetja nuk dha deklaratë për mediat lidhur me pyetjet e prokurorëve.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-deputetja ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024. Kjo vepër penale përfshin kryerjen e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Poll

MOS HUMB