Aktualitet

3 vjedhje në dy javë/ Arrestohen tre "skifterë" në Tiranë, fotografonin bravat e dyerve të banesave dhe më pas... (EMRAT)

Të arrestuarit janë: Alban Mullaymeri, Sergeto Turullaj dhe Gentjan Kala. 

zh.ll
3 vjedhje në dy javë/ Arrestohen tre "skifterë" në
pamje nga policia

TIRANË- Një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa është goditur nga policia, teksa në pranga kanë rënë 3 pjesëtarë, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtin krim. Të arrestuarit janë: Alban Mullaymeri, Sergeto Turullaj dhe Gentjan Kala. 

Ky grup ka kryer 3 vjedhje vetëm gjatë këtij muaji: më datë 7 janar, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”, më datë 10 janar, kanë vjedhur 14 mijë euro dhe sende me vlerë në një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe dje, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”.

Sipas Policisë, autorët fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave dhe më pas, duke përdorur çelësa universalë, realizonin hyrjen në banesa.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, operacioni i koduar “Strategjia”. Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa.

Arrestohen 3 pjesëtarët e grupit.
Të tre, të dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Zbardhen 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra prej vjedhjeve u krye dje, ndërsa në njërën prej banesave, u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë.

Pjesëtarët e grupit fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Strategjia”, në kuadër të të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, më datë 7 janar, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”, më datë 10 janar, kanë vjedhur 14 000 euro dhe sende me vlerë në një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe dje, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB